Ekonomia Online
FUNDIT

Me qëllim që ta lëndojë gruan dhe fëmijët, tenton të hyjë në shtëpi me kamionetë

Me qëllim që ta lëndojë gruan dhe fëmijët, tenton të hyjë në shtëpi me kamionetë

Javën e kaluar një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zhabar të Mitrovicës. Një 47 vjeçar tentoi të hyjë me kamionetë brenda shtëpisë dhe ta lëndojë gruan e tij bashkë me 6 fëmijët. Sipas familjarëve, i dyshuari kishte për qëllim dëmtimin e tyre ngase i kishte paralajmëruar disa here, derisa edhe atë ditë, siç i […]

Javën e kaluar një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zhabar të Mitrovicës.

Një 47 vjeçar tentoi të hyjë me kamionetë brenda shtëpisë dhe ta lëndojë gruan e tij bashkë me 6 fëmijët.

Sipas familjarëve, i dyshuari kishte për qëllim dëmtimin e tyre ngase i kishte paralajmëruar disa here, derisa edhe atë ditë, siç i thanë Klan Kosovës, i kishte kërcënuar se do t’i djegë brenda shtëpisë.

Megjithatë, 37 vjeçarja Lindita Latifi, tha se kjo nuk është hera e parë që bashkëshorti me të cilin janë në procedura shkurorëzimi, e rrahu dhe e malltretoi.

Më shumë detaje rreth këtij rasti mund t’i kuptoni nga kronika e mëposhtme.

https://www.youtube.com/watch?v=gy6yrskLW2c

Të ngjashme