Mediet ndërkombëtare raportojnë për aksidentin që ka ndodhur në Kroaci

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për aksidentin që ka ndodhur në Kroaci, ku i përfshirë ishte autobusi i kompanisë kosovare “Deva Tours”, aty të vdekur kanë mbetur 10 persona si dhe janë lënduar 44, 15 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Agjencia e lajmeve franceze “Euronews” ka shkruar se autobusi ishte me targa të Kosovës dhe ishte në një linjë të rregullt nga Gjermania për në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë.

“Një autobus u largua nga autostrada dhe u përplas në Kroaci mëngjesin e të dielës, duke vrarë 10 vetë dhe duke plagosur të paktën 30 të tjerë, tha policia. Përplasja e autobusit ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit afër qytetit, Slavonski Brod në autostradën që është në mes të kryeqytetit, Zagrebit dhe kufirit serb”.

Po ashtu ka raportuar edhe agjencia e lajmeve Asotiated Press duke shkruar se autobusi kishte 67 pasagjerë, duke përfshirë fëmijë dhe dy shoferë.

“Shefi i policisë lokale Franjo Galic e përshkroi përplasjen si “një nga aksidentet më të këqija që kam parë ndonjëherë”. 45 të plagosurit u transferuan në spitalet në Slavonski Brod. Shefi i spitalit, Josip Samardzic, tha se tetë persona kishin lëndime serioze. Ministri i Shëndetësisë, Willy Baros, më vonë tha se 15 të mitur ishin pasagjerë dhe se një vajzë u plagos rëndë”, ka raportuar AP-ja.

Të ngjashme