Mekatronika në UBT, një mundësi e pakrahasueshme

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 11:06 | Nga

Vitin e kaluar është projektuar e më pas doli në treg printeri 3D i quajtur “Formon Core”, i pari i këtij lloji në Kosovë, të cilin mund ta përdorim në shtëpi ose në zyrë. Në hartimin dhe dizajnimin e këtij produkti ka marrë pjesë edhe ish-studenti i UBT-së, Florian Piraj, i cili ka përfunduar suksesshëm studimet në Fakultetin për Menaxhim të Mekatronikës.

Florian Piraj është njëri ndër themeluesit e kompanisë “Formon”, që merret me projektimin, zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e 3D printerëve për përdorim personal. Ai ka theksuar se produktet e kompanisë në fjalë kanë tipare dalluese, janë unikë dhe të përshtatshëm në përdorim.

“Në fillim nuk donim të bënim një printer 3D. Ideja ishte të sillnim shtypjen 3D këtu në rajon, si një shërbim. Prandaj, ne ishim duke eksperimentuar me printer dhe pamë problemet dhe vështirësitë, për shembull në përdorim. Por, ekipi e pa potencialin e printerit desktop, andaj filluam në zhvillimin e produktit”, ka thënë Piraj.

Piraj ka treguar se të gjitha sukseset që i ka arritur janë falë studimeve në UBT, ku thotë se ka përfituar shumë në aspektin profesional dhe është aftësuar për në tregun e punës.

“Ky program më përmbushi dëshirën edhe qëllimin që e kisha gjithmonë. Pra, programi për Menaxhim të Mekatronikës në UBT i përgatit studentët 100 për qind për tregun e punës, i aftëson ata, përveç anës inxhinierike ashtu edhe në krijim të produkte apo shërbimeve të nevojshme për shoqërinë.

Prandaj, rekomandoj që kandidatët t’i vijojnë studimet në UBT, sepse vetëm kështu mund të kenë karrierë të suksesshme”, tha Piraj.
Nga tetori i vitit të kaluar, Piraj është i angazhuar edhe si asistent në UBT, në lëndët Menaxhim Strategjik dhe Inovacion dhe Menaxhim i Operacioneve, kjo falë profesionalizmit të treguar. Ndërkohë në kompaninë “Formon” është përgjegjës për prodhim dhe dizajnues i pjesëve harduerike të produkteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme