Mërgata nga Gjermania dhuron 3 000 € për “SOS Fshatrat e Kosovës”

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 11:23 | Nga Bashkim Bekolli

Mërgata kosovare vazhdon të kontribuojë në forma të ndryshme për popullin shqiptar.

Përveç miliona remitencave në vit dhe investimeve në biznese vendëse, mërgata po vazhdon të ndihmojë edhe grupe të ndryshme të margjinalizuara.

Shoqata Kulturore “Isa Boletini” me seli në Sindelfingen të Gjermanisë, ka dhuruar një donacion prej 3 mijë eurosh për “Sos Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë”, raporton EkonomiaOnline.

Një delegacion i kësaj shoqate i drejtuar nga kryetari Brahim Halimi, është pritur nga drejtoresha e kësaj organizate, Nezahat Ramadani Salihu, me bashkëpunëtorë, e cila në shenj falënderimi ndau një Mirënjohje për këtë shoqatën “Isa Boletini”

Ajo falënderoi kryesinë, por edhe mbarë mërgatën të cilët kanë dhuruar mjete e të cilat do të shfrytëzohen për mirëqenien e fëmijëve të braktisur.

Kryetari i kësaj shoqate, Brahim Halimi, tha se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të japin kontribut për kategori të ndryshme të cilat kane nevojë për ndihmën dhe përkujdesjen e shoqërisë.

Shoqata Kulturore Shqiptare “Isa Boletini” në Sindelfingen-Böblingen të Gjermanisë është vazhduese e transformuar e Klubit “Isa Boletini”, i cili është formuar në vitin 1982, ndërsa është regjistruar pranë organit gjyqësor për të përkrahur dhe ndihmuar veprimtarinë organizative si në mërgim ashtu edhe në Kosovë – që si qëllim kryesor kishin lirinë e plotë dhe çlirimin e popullit shqiptar nga pushtuesit sllavo-ortodoks.

Të ngjashme