Mërgim Lushtaku: Takim i jashtëzakonshëm mobilizues me rininë e Skënderajt

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku ka zhvilluar një takim të jashtëzakonshëm mobilizues me rininë e Lagjes 1 të Skënderajt.

Ai tha se rinia e Kosovës përbën pjesën më vitale të shoqërisë kosovare si për nga aspekti i pjesëmarrjes së saj në shoqëri, ashtu edhe nga aspekti i potencialit të saj strategjik në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.

Andaj, ne duhet që këtij potenciali rinor t’ju ofrojmë kushte dhe mundësi për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve në vend në mënyrë që të mos zhgënjehen e të ikin nga vendi i tyre.

#PDK#Rimëkëmbje

#MergimLushtaku11

Të ngjashme