Merren për bazë vërejtjet e shoqërisë civile, ndryshohen 220 nene të procedurës penale

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 12:24 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion mban dëgjimin publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale dhe Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, raporton EkonomiaOnline.

Kryetarja e komisionit Albulena Haxhiu ka thënë se këto dyja dhe kodi i procedurës penale kanë kaluar në parim në kuvendin Kosovës, por megjithatë kanë marrë kritika nga shoqëria civile, andaj kanë krijuar grupe punuese për t’i adresuar të gjitha vërejtjet.

“Kodi i procedurës penale është kritikuar në  zgjatjen e hetimeve ne prokurori, neni 177 që ka të bëjë me suspendimin e zyrtarit për akuza. Mendoj që kjo është gabim, prandaj unë kam punuar një amendament qe kjo të vlejë për të gjithë personat zyrtarë. Sanksionet penale, ne kemi pas vizita në teren që te akuzuarit të  kenë të drejtë të marrjes së ushqimit, për ta mendoj që është një e drejtë e tyre pavarësisht dënimeve më bazë Të konventave”, tha ai.

Nënkryetari i komisionit Hajdar Beqa, ka thënë se nga 547 nene, 220 prej tyre janë ndryshuar.

“Kemi ndryshim te masat e fshehta, ndryshimet e viktimave, marrëveshja për Pranimin e fajësisë”, tha ai.

Nustrin Lushta nga Gjykatës supreme ka adresuar disa nga vërejtjet për ndryshimin në draftin e projektligjit.

“Ju falënderoj që i cekët këto ndryshime. Unë s’jam e njoftuar me te gjitha ato për draftin prezantues. E përmendet kohëzgjatjen. Hetimeve pranimin e  fajësisë, unë e kam një përmbledhje që janë bërë në këtë kod. Ajo çka sot dua me cek është se në  gjykatë supreme kemi propozua ndryshime këto ndryshime kanë të bëjnë më tri nene. Neni 405 anulimi e aktgjykimet me Gjykatën Themelore dhe Gjykatën e Apelit”, tha ajo.

Gjyqtari në Gjykatën Supreme, Agim Maliqi gjithashtu ka propozuar disa ndryshime.

“Disa nen konkrete që duhet të ndryshohen Sigurimi i kopjes së  pjesë së aktakuzës ka të bëjë me tranparencë të aktakuzës. Përkundër që jemi tranparencë i sigurohet kopja e aktakuzës paramendojeni mund të jenë 100 aktakuza kjo do të ishte mirë të bëhej një zgjidhje kreative. Do ta shndërroj Gjykatën në një organizatë. Neni 251 i ka lënë mundësi për hedhjen e aktakuzës vetëm palës e mendoj që duhet t’i jepet dispozitë edhe gjykatës”, th ai.

Naim Abazi, nga këshilli prokororial ka thënë se ky këshill, ka pasur në vazhdimësi propozime të cilat do t’i dorëzojnë edhe me shkrim.

“Këshilli prokurorial ka pasur në vazhdimësi propozime që janë dorëzuar nga ana e prokurorëve, por ne sot nuk do t’i propozojmë, do t’i dorëzojmë edhe me shkrim”, th ai.

Të ngjashme