Messi: Më thanë se me Spanjën do ta fitoja Botërorin, por kurrë s’kam menduar të luaja për të

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 14:17 | Nga

Lionel Messi insiston se kurrë nuk është joshur të luajë për Spanjën, duke thënë se qëllimi i tij gjithmonë ka qenë ta përfaqësojë Argjentinën.

Ylli i Barcelonës ka përjetuar marrëdhënie dhe përkrahje të përziera nga argjentinasit gjatë karrierës së tij për ekipin kombëtar, dhe fakti se e kishte braktisur shtëpinë për Katalonjën qysh në moshën 13-vjeçare shpesh është përdorur për të argumentuar se atij i mungon përkushtimi i vërtetë për atdheun.

Megjithatë, Argjentina padyshim i është mirënjohëse top golashënuesit të vet, het-triku i jashtëzakonshëm i të cilit kundër Ekuadorit tetorin e kaluar ia siguroi kualifikimin në Kupën e Botës Rusia 2018.

“Para dy ditësh po bisedoja me një mik dhe ai më tha, ‘shiko, sikur të luaje për Spanjën, tani do të ishe kampion bote’”, ka shpjeguar Messi për El Trece.

Messi i ka parë kolegët e tij nga akademia e Barcelonës, Andres Iniesta, Xavi dhe Gerard Pique, duke triumfuar në këtë ngjarje të madhe me Spanjën.

“Ama, për mua nuk do të kishte qenë e njëjtë. Natyrisht, kurrë nuk më ka shkuar mendja”, ka insistuar Messi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme