Meta në Berlin: Kërkova hapjen e negociatave

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mori pjesë në Mëngjesin Ndërkombëtar të Lutjeve në Berlin me temë: “Kërkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj”.

Kjo ngjarje u moderua nga anëtarët e Bundestagut gjerman Albert Weiler dhe Bernd Rützel me pjesëmarrjen e Joachim Herrman, Ministrit të Brendshëm të Landit të Bavarisë dhe shumë politikanëve, deputetëve dhe përfaqësuesve të fushave të ndryshme.

“Bashkatdhetarët dhe bashkatdhetaret e mia presin që negociatat e pranimit me Bashkimin Europian të hapen sa më shpejt, shpresoj këtë muaj. Dua t’iu siguroj se ata mbeten po aq kërkues edhe ndaj qeverisë së tyre që ajo të përmbushë detyrimet e të kryejë punët që i takojnë”, ka deklaruar Meta në fjalën e tij./ Top Channel

Të ngjashme