Meta nuk e dekretoi për ministër, Rama e emëron zëvendësministër me kompetenca ministri

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Sandër Lleshi është emëruar nga kryeministri Edi Rama në postin e zëvendësministrit të Brendshëm, me kompetencat e ministrit.

Rama e kishte propozuar Lleshin për ministër të Brendshëm, por kandidatura e tij nuk u dekretua nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Vendimi i Ramës për emërimin si zv/ministër të Sandër Lleshit, një ditë pas takimit me presidentin.

Partia Socialiste në mbledhjen e Grupit Parlamentar ka marrë vendim që të mos tërhiqen nga emri i Sandër Lleshit si zv. ministër i Brendshëm.

Ndërkohë që burime nga kjo mbledhje kanë bërë të ditur se nesër në orën 10:00 do të ketë një seancë plenare, ku do të votohet dekreti për shkarkimin e Fatmir Xhafajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme