Meta: Për interesa okulte, Shqipëria s’ka pse shkon në konfrontim

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Në një kohë që janë shtuar thirrjet e ndërkombëtarëve për palët politike për zgjidhjen e krizës dhe këto të fundit u mbeten qëndrimeve të tyre, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e quan të papranueshme situatën ku gjendet vendi.

 “Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët aq më tepër te Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshme për pasojat që do të kenë në rast se do ta çojnë vendin drejt konfrontimit. Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, sepse për interesa tërësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët me njëri-tjetrin”, tha Meta.

I pyetur se kush janë ata që kanë interesa egoiste dhe okulte, Meta tha: Nuk i kanë ata të cilët mezi po presin turizmin dhe shtimin e rezervimin dhe jo anulimin e rezervimeve. /top channel/

Të ngjashme