Meta u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit në Kroaci

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të cilët humbën jetën në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në Kroaci, në autobusin që po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë.

“Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci. Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar presidenti shqiptar, Ilir Meta në Facebook.

“Falënderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit”, ka shtuar Meta.

Të ngjashme