Miftaraj për ofertën Duda Baljes të bëhet profesoreshë për votë: Qeverisje e bazuar në pazare politike

Prishtinë | 23 Maj 2025 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, komentoi deklaratën e deputetes Duda Balje, se i kanë ofruar të punojë profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare e Kuvendit të Kosovës .

“Deputetja Duda Balje konfirmon se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.

Qeverisje e bazuar në parime dhe pazare politike.

Qeverisje tipike made in Albin Kurti. Gjithçka ka çmim. Çka nuk blehet me pak pare blehet me më shumë pare”, shkroi në fb, Miftaraj.

Të ngjashme