Miftaraj për videon e Haxhiut kundër Prokurorisë Speciale: E pabesueshme dhe e papranueshme kjo qasje

Prishtinë | 24 Gus 2023 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Ehat Miftaraj nga IKD-ja ka folur për videot e ministrave të Qeverisë Kurti dhe ‘sulmet’ që po i bëjnë Prokurorisë Speciale.

Miftaraj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se kjo qasje e ministrave është e papranueshme.

Ai shton se, sundimi i ligjit në Kosovë nuk forcohet përmes videove të tilla.

“Parimet kushtetuese, ndarja e pushteteve nuk duhet të shfrytëzohet për një grusht vota”, shkruan Miftaraj.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Nuk forcohet sundimi i ligjit ne Kosove permes video publikimeve nga ministrat e qeverise.

Nuk kryhet reforma ne drejtesi duke cenuar dhe demtuar pavaresine e sistemit gjyqesor dhe prokurorial me sulme politike.

Nuk kthehet besimi i publikut ne organe te drejtesise duke organizuar kampanja qeveritare kunder sistemit te drejtesise.

E pabesueshme dhe e papranueshme kjo qasje!

Parimet kushtetuese, ndarja e pushteteve nuk duhet te shfrytezohet per nje grusht vota

Të ngjashme