Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar me një postim pas njoftimit se në Klinikën e Pediatrisë janë zëvendësuar shtatë shtretër dhe se pritet furnizimi me 51 artikuj të rinj.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Miftaraj e krahasoi këtë zhvillim me propagandën shtetërore, duke e cilësuar si të papërshtatshme mënyrën se si po prezantohet një ndërhyrje bazike si sukses i madh institucional.
“Sukseset e Qeverisë Kurti në shtatë vite qeverisje 2020–2026: Në Pediatri janë ndërruar shtatë shtretër, presim furnizim me 51 artikuj të rinj. Edhe Gjermania ia ka lakmi këtij zhvillimi. Ose si kanë qejf me e lëvdu këtë qeveri jugo-nostalgjikët, as në kohën e Titos nuk ka qenë më mirë”, ka shkruar Miftaraj.