Migrimi në rritje për shkaqe politike e ekonomike, ekspertët kërkojnë hartimin e politikave

Prishtinë | 23 Qer 2023 | 12:31 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNFPA kanë mbajtur debatin “Kuvendim: Migrimi – Për ndërmarrësit sukses, për shtetin progres”, raporton Ekonomia Online. Në këtë takim u trajtuan perspektivat nga të cilat të shihet migrimi si fenomen tashmë i mirëqenë në shoqërinë kosovare.

Udhëheqësja e zyrës së UNFPA në Kosovë, Visare Mujko-Nimani, tha se është shumë e rëndësishëm që të vlerësohet gjendja e migrimit, të hartohen politika që duhet impelmentaur për të adresuar këtë fenomen.

Ajo ndër të tjera përmendi se ndarja e punëve ndërmjet bashkëshortëve do ta rriste mundësinë për punësim edhe të partnerit tjetër, respektivisht gruas.

“Duhet shikuar migrimi edhe nga perspektiva se çfarë duhet bërë, cilat politika duhen implementuar për të adresuar këtë fenomen. Ndarja e detyrave në mes burrit dhe gruas do të ishte një prej aspekteve të cilat do t’i kontribuonin edhe punësimit më të madh të gruas e që do kontribuonte edhe në zhvillimin ekonomik”.

U.d. kryeshefit të ASK-së, Ilir Berisha, tha se ikja e të rinjve po vazhdon për shkak të perceptimit se në Kosova nuk ka zhvillim, që siç thotë ai nuk qëndron.

Ai ka prezantuar edhe statistika të migrimit në nivel botëror ku tha se shkaqet janë të ndryshme duke filluar nga ato politike, ekonomie etj.

“Migrimi lidhet drejtpërsëdrejti me mirëqenien dhe me plakjen e popullsisë, përfshirë këtu edhe uljen e shkallës së fertilitetit e faktorëve të tjerë shoqërorë”.

“Në vitin 2000 rreth 100 milionë raste të migrimit në nivel botëror janë të shënuara, ato ishin për shkak të politikës, diktaturës e persekutimit, sot është ndërtuar një frymë se në Kosovë nuk ka asgjë, nuk ka zhvillim”, e kjo e fundit sipas tij, nuk është aspak e vërtetë.

Avni Kastrati nga kjo Agjenci, tha se duhen përmendur edhe aspektet pozitive të migracionit. Ai i përmendi investimet e huaja, duke shtuar se po mos të ishte prezent ky fenomen mundësia për të qenë prezentë në Kosovë do të ishte e vogël.

Kastrati shtoi se njerëzit migrojnë për arsye të ndryshme, një pjesë si pasojë e shkaqeve politike, një pjesë për shkaqeve shëndetësore e për infrastrukturë më të mirë etj.

“Dy faktorë përcaktues të cilët shpijnë drejt migrimit, njëri është shtytës, pra si pasojë e politikës e domosdoshmërisë e tjetri është faktori tërheqës, ku rol kyç luajnë tërheqja, joshja ndaj karakteristikave e profileve që i kanë shtetet e perëndimit”.

Besim Gollopeni, sociolog dhe demograf u shpreh se kjo çështje duhet që të diskutohet edhe nga plasa politike, ngase sipas tij, “ne si shtet po rrisnim një foshnje dhe po e përgatisnim për t’ia falur një shtet tjetër me zero kosto”, raporton EO.

“Diskutime të kësaj i kanë munguar shoqërisë tonë dhe se klasa politik-bërëse duhet t’i kushtojnë rëndësi këtyre diskutimeve, sepse ne si shtet po rrisnim një foshnje dhe po e përgatisnim për ‘t’ia falur një shtet tjetër me zero kosto’”.

Antropologu Ilir Tahiri theksoi se migrimi lidhet drejtpërsëdrejti me mirëqenien dhe me plakjen e popullsisë, përfshirë këtu edhe uljen e shkallës së fertilitetit.

Të ngjashme