Milaim Zeka thotë se u trishtua nga dy deklarata të Kurtit

Prishtinë | 03 Pri 2023 | 23:27 | Nga Ekonomia Online


Gazetari Milaim Zeka kritikoi qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditëve të fundit në lidhje me gjyqin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Po aq sa gjyqi i Hagës më ka trishtuar reagimi i kryeministrit të vendit tim Albin Kurti, i cili para tre ditëve në një studio televizive tha dy gjëra të turpshme. E para tha se nuk ka informacion që po organizohet një protestë gjithëpopullore me datën 2-3 prill”.

“Turpi i dytë ishte kur ai në një studio televizive tha se është i bindur se janë duke e ndjekur ata në Hagë dhe shfrytëzoj rastin të përshëndes Rexhep Selimin, i cili për fatin e keq është pjesëtar i Vetëndosjes por për fatin e mirë është njëri nga udhëheqësit më të mëdhenj të UÇK.Nuk i takonte kryeministrit të bënte këto dallime kaq të mëdha në prag të zhvillimit të një gjykimi që po i bëhet kombit shqiptar dhe luftës heroike të UÇK”, tha Zeka në RTV Ora.

Të ngjashme