Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila i është bashkuar listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda VV-së. “Ju njoftojmë se kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila, tashmë është shkrirë në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje”, pohojnë burimet e njëjta brenda kësaj partie. “Gazeta Blic” ka bërë përpjeke për […]
Mimoza Kusari-Lila hyn si person në listën e Vetëvendosjes?

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila i është bashkuar listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda VV-së.
“Ju njoftojmë se kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila, tashmë është shkrirë në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje”, pohojnë burimet e njëjta brenda kësaj partie.
“Gazeta Blic” ka bërë përpjeke për ta konfirmuar një gjë të tillë nga vetë Kusari-Lila, por ajo nuk ka qenë e çasshme në thirrjet e redaksisë.













