Minibus i ri ekologjik për vizitorët gjatë dimrit në Kopshtin Zoologjik në Shkup

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Kopshti zoologjik në Shkup ka rinovuar autoparkun e vet me një minibus elektrik ekologjik për shëtitjen e vizitorëve gjatë dimrit. Autobusi ekologjik është me kapacitet për 20 vizitor dhe me një mbushje elektrike do të kalojë deri 80 kilometra.

Deri më tani ky është automjeti i parë të cilin e ka fituar Kopshti zoologjik, falë firmës “SH.P.K Bregal” nga Dellçeva. Drejtori i Kopshtit zoologjik Shkup Gjorgji Galetanovski dhe pronarët e “Bregal” kanë nënshkruar memorandum për donacion dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

“Kopshti zoologjik në Shkup i ndjek standardet ekologjike dhe në të ardhmen gjithë autoparkun do ta zëvendësojmë me automjete elektrike”, paralajmërojnë nga Kopshti zoologjik Shkup.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme