Ministri britanik jep shenja se Brexit-i mund të shtyhet

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Tobias Ellwood, ka lënë të kuptohet se kryeministrja May mund ta propozojë shtyrjen e afatit për Nenin 50 dhe ka konfirmuar se nëse ajo nuk e bën një gjë të tillë, ai do të votojë për shtyrje të datës për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Unë nuk e mbështes idenë për të ecur drejt largimit nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje”, tha Ellwood. Përndryshe, gjatë fundjavës së kaluar, tre ministra të kabinetit qeveritar të Britanisë së Madhe kërkuan nga kryeministrja May që të të heqë dorë nga taktika e kërcënimit me dalje të Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje.

Pritet që kryeministrja britanike të mbajë fjalim edhe një herë para deputetëve në Dhomën e Ulët pasi të kthehet nga udhëtimi zyrtar në Egjipt, ku ka shkuar për t’u takuar me liderët evropianë. Sidoqoftë, ministri nuk ka pranuar ta komentojë saktësisht veprimin e ardhshëm të kryeministres. “Duhet të presim që të kthehet dhe të tregojë çfarë ka për të thënë”, deklaroi ai.

Megjithatw, Ellwood ka thënë se shtyrja e gjatë e procesit të largimit nga Bashkimi Evropian vetëm sa do ta zgjaste paqartësinë e situatës dhe se do të ishte më mirë që ky proces të përfundojë sa më shpejt, shkruan “The Guardian”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme