Ministri çek takohet sot me Osmanin, Kurtin e Bislimin

Prishtinë | 24 Jan 2024 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, do të takohen sot me ministrin çek, Martin Dvorak, i cili do të vijë për vizitë në Kosovë.

Takimi mes Osmani dhe Dvorak pritet të nisë nga ora 09:15, ndërsa kreu i qeverisë do ta pret atë në ora 10:15.

Më pas Bislimi dhe Dvorak do të mbajnë një takim bilateral në orën 11:00.

Ndërsa, në orën 11:30 Bislimi dhe Dvorak, mbajnë konferencë për media.

Të ngjashme