Ministri Gashi në Pejë, premton mbështetje për xhudon

Peje | 06 Sht 2018 | 12:37 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka premtuar investime në kompleksin e xhudos në Pejë. Këtë premtim ai e bëri gjatë vizitës që i bëri kësaj komune me që rast është takuar edhe me kryetarin, Gazmend Muhaxheri, raporton EO.

Gashi shpreson që deri në vitin 2019 të përfundojnë edhe projektet e tjera të nisura në këtë komunë.

“Bashkë me kryetarin biseduam edhe për disa projekte të tjera, që kanë filluar vite më parë, siç është stadiumi i qytetit te Pejës dhe dy salla të tjera dhe besoj që të gjitha këto projekte, bashkërisht me komunën e Pejës t’i përfundojë deri vitin e ardhshëm. Me përjashtim të stadiumit i cili është projekt shumë më i madh, stadium kapital. Investimet janë milionëshe, por jemi pajtuar qe t’i përfundojmë deri në vitin 2019″, tha Gashi.

Ndërsa kreu i Pejës, Gazmend Muhaxheri tha se në qytet do të ketë edhe investime të reja.

Të ngjashme