Ministri i BPZhR-së, Faton Peci po qëndron për vizitë zyrtare në Katar

Prishtinë | 23 Shk 2024 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë vizitës së tij zyrtare në Katar, zhvilloi një takim të rëndësishëm me homologun e tij z. Abdullah bin Hamad bin Abdullah Al Attiya, me ç’rast u dakorduan që të nënshkruajnë një protokoll bashkëpunimi përmes së cilit do konkretizojnë bashkëpunimin ndër-institucional dhe ndërshtetëror në sektorin e bujqësisë.

Ndryshe, në Panairin AGRITEQ i cili po mbahet në Katar, pjesëmarrës janë një numër i konsiderueshëm i kompanive nga Kosova.

Pjesëmarrja e këtyre kompanive vjen si iniciativë e Presidentes së Kosovës znj. Vjosa Osmani dhe koordinimit me autoritetet e Katarit, me qëllim të rritjes së mundësive për investime në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme