Ministri i Jashtëm i Austrisë e anuloi takimin me Kurtin, ky mburret me letrën e një kryetari komune

Prishtinë | 25 Qer 2023 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendësambasadori Blerim Canaj, i ka reaguar kryeministrit Kurti duke e quajtur mashtrues, pas falenderimit që Kurti i bëri sot në Twitter, një kryetari komune në Austri për mbështetjen që ky i fundit i ka bërë Kosovës lidhur me zhvillimet e fundit në veri.

Canaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky është një degradim për Kurtin, të cilin nuk po e takojnë më as kancelar e ministra.

“Sikur kjo letër të i ishte drejtuar dikujt si Alban Hysenit në Gjilan, do e quaja sukses, por që kryeministri të vie në këtë deregje që votuesin militant ta mashtrojë me letra të tilla…DEGRADIM!” ka shkruajtur Canaj.

Mes tjerash Canaj i ka bërë thirrje Kurtit që të publikoi letra të ndonjë kancelari a ministri.

Para disa ditëve Ministri i Jashtëm austriak Schallenberg, ka anuluar takimin me Kurtin pas tensioneve në veri.

Të ngjashme