Ministri Latifi viziton Spitalin e Pejës, flet për riorganizimin e resurseve dhe cilësinë e shërbimeve

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ministri Rifat Latifi, me bashkëpunëtorë ka qëndruar sot pasdite në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku me drejtorin e spitalit, Skënder Dreshaj dhe personelin aty bisedoi për punën në këtë spital, sfidat dhe projektet për të ardhmen.

Sipas MSH’së, ministri Latifi theksoi nevojën që spitalet e përgjithshme ta kenë kuadrin e tyre profesional, ndërsa riorganizimi i resurseve do të mundësonte që spitalet ta kenë kuadrin e nevojshëm, sidomos për ato lëmi ku numri i tyre është i vogël.

“Gjatë kësaj vizite u theksua edhe rëndësia e avancimit dhe përdorimit të teknologjisë informative në funksion të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore dhe përdorimi i telemjekësisë, gjithashtu. Spitali i Pejës ka afër 600 të punësuar dhe ofron shërbime shëndetësore dytësore për qytetarët e komunave që gravitojnë në Rajonin e Pejës”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Të ngjashme