Ministri Murati priti në takim ambasadorin turk, Angili

Prishtinë | 28 Mar 2023 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të cilit i uroi mirëseardhje në vendin tonë, duke potencuar marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Angili u shpreh falënderues për ndihmën dhe solidaritetin e shtetit të Kosovës ndaj popullit turk në rastin e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë.

Gjatë takimit, ministri potencoi që Republika e Kosovës ka kapacitet të thellojë bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me Turqinë, në fusha me interes për të dyja vendet, ndërsa ambasadori shprehu gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi.

Të ngjashme