Ministri Peci paralajmëron rrënimin e 25 vilave në Stankaj të Pejës, kritikon prokurorinë se nuk veproi

Prishtinë | 22 Gus 2023 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shkuar në Stankaj të Pejës, nga ku informon se ka marrë vendim për lirimin e objekteve nga pronat e Institutit Bujqësor të Kosovës dhe për këtë pret nga mekanizmat ekzekutiv që ky vendim të implementohet.

Lidhur me rastin ai thotë se prokuroria nuk ka ndërmarrë veprime edhe përkundër denoncimit që ka bërë për ndërtimin e 25 villave atje siç thotë në mënyrë të kundërligjshme.

Videon me fjalimin e Pecit e ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje në faqen e saj në Facebook.

“Jam në Stankaj të Komunës së Pejës, vendin në të cilin para një viti kam bërë denoncim publik për ndërtimin e 25 villave në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës… Si duket pritja jonë ka qenë e kotë, sot kam marrë vendim për lirimin e gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme”, shprehet Peci ndër të tjera.

Të ngjashme