Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit

Prishtinë | 23 Shk 2024 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ambasadorin jo
rezident të Shtetit të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.

Ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin Al Dosari për mandatin e Ministrisë së Punëve të
Brendshme dhe prioritetet në sundimin e rendit dhe ligjit, administratës shtetërore
efikase dhe shërbime për të gjithë qytetarët pa dallim.

Në takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë dhe përkushtimin e institucioneve tona
për të garantuar siguri dhe stabilitet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër ambasadori Al Dosari shprehu mbështetjen e plotë të shtetit të Katarit në
ngritjen dhe forcimin e institucioneve tona dhe gatishmërinë për shkëmbimin e
përvojave më të mira mes zyrtarëve tanë. Me theks të veçantë palët diskutuan edhe për
potencialin dhe mundësitë e investimit në fushën e sigurisë në Republikën e Kosovës.

Ministri Sveçla dhe ambasadori Al Dosari u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë dhe
konkret mes ministrive të shteteve tona.

Të ngjashme