Ministri Tahiri priti në takim zëvendësministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Bilal Uçar

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 16:34 | Nga

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Drejtësisë të Republikës së Turqisë, Bilal Uçar.

Ministri Tahiri ka falënderuar zëvendësministrin Uçar për mbështetjen që Republika e Turqisë ka dhënë për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë e plotë për të kultivuar edhe më tutje marrëdhëniet e mira ndërshtetërore.

Përpos falenderimit, ministri Tahiri ka shprehur shqetësimin për mos zbatimin nga ana e Turqisë të Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, duke mos u përgjigjur në kërkesat e Prokurorisë së Kosovës për sigurimin e dëshmive që do të përdoreshin kundër një grupi të dyshuar për terrorizëm.

Sipas ministrit Tahiri, rritja e bashkëpunimit do t’iu mundësonte dy vendeve bashkërendim më të mirë të veprimeve, në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizimit dhe tendencave të kësaj natyre, që tashmë janë bërë problem global.

Nga ana e tij, zëvendësministri i Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Bilal Uçar, është zotuar që këto kërkesa do të shqyrtohen me prioritet, duke theksuar rëndësinë që ka për Turqinë bashkëpunimi me Kosovën në këtë fushë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme