Ministri Veliu vizitoi komunën e Podujevës

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në kuadër të vizitave në komunat e
Kosovës, ka vizituar komunën e Podujevës ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari.

Gjatë kësaj vizite, ministri Veliu dhe kryetari Rudari biseduan rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19 në këtë komunë dhe po ashtu u diskutua edhe për çështje të tjera që ndërlidhën me Ligjin për Zyrtarë Publikë.

Gjithashtu, ministri Agim Veliu vizitoi stacionin policor të komunës së Podujevës. Gjatë kësaj vizite, ministri Veliu vlerësoi lartë angazhimin e forcave të rendit në menaxhimin e pandemisë si dhe në ofrimin e sigurisë në këtë komunë. Me këtë rast u bë e ditur se ky stacion nga sot do të ngritët në nivel të organizimit nga kategoria B në kategorinë A.

Ky vendim i mundëson Stacionit të Policisë në Podujevë rritje të kapaciteteve dhe zgjerim të fushëveprimit. Ndërsa bazohet në faktin se Podujeva është komuna me sipërfaqen më të madhe territoriale dhe është zonë kufitare, në të cilën ndodhet njëra ndër arteriet kryesore të qarkullimit ndërkombëtar. Ministri Veliu se së bashku me kryetarin Rudari po ashtu vizituan Pikë-Kalimin Kufitar në Merdare

Të ngjashme