Ministri Zemaj falënderon ShBA-në dhe USAID-in për respiratorët e dhuruar

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj e ka quajtur si të çmuar dhurimin e 50 respiratorëve nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Zemaj, me anë të një postimi në Facebook, gjithashtu e ka falënderuar Ambasadën e SHBA-ve dhe USAID-in për ndihmën e dhënë, përcjellë Klan Kosova.

“Këto janë kontribute të përkujdesit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake i kanë ofruar në vazhdimësi sistemit tonë shëndetësor. Në këtë kohë kur të gjithë popujt e botës po ballafaqohen me sfidën e pandemisë, solidariteti mes popujve dhe asistenca ndaj njëri tjetrit ka rëndësi të madhe, në veçanti kur popujt dhe shtetet e mëdha u zgjasin dorën e mbështetjeve shteteve më të vogla dhe me kapacitetet më të kufizuara.

Faleminderit Ambasadës së SHBA-ve! Faleminderit USAID! Faleminderit taksapaguesve amerikanë! Mbani maska! Lani duart! Ruani distancën sociale”, ka shkruar mes-tjerash ai.

Të ngjashme