Ministria e Ekonomisë hap thirrjen publike për mbështetje në sisteme të energjisë së ripërtëritshme, vlera deri në 1000 euro

Prishtinë | 24 Maj 2024 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Ekonomisë ka hapur Thirrjen publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në sisteme të energjisë së ripërtëritshme – Sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar, që realizohet me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në këtë thirrje do të subvencionohet dyzet përqind (40%) e vlerës investive të komplet sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar, apo deri në 1,000.00 €.

Aplikimi për subvencionim është i ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova. Afati i aplikimit për fazën e parë është i hapur deri më 31 gusht 2024, ndërsa për fazën e dytë është deri më 31 tetor 2024.

Të ngjashme