Ministrja Dumoshi priti në takim Përfaqësuesen Rezidente të UNDP-së në Kosovë

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi ka pritur në takim Përfaqësuesen Rezidente të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko.

Ministrja Dumoshi e njoftoi znj. Suokko për prioritetet e MKRS-së dhe sfidat me të cilat është përballur ministria për shkak të situatës me Covid-19. Po ashtu, ajo diskutoi për projektet e ministrisë në të gjitha dikasteret, në veçanti për rininë dhe trashëgiminë kulturore.

Ndërsa, znj. Suokko rikonfirmoi mbështetjen e plotë të UNDP-së për MKRS-në, duke theksuar vendosmërinë për të thelluar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndër-institucional

Të ngjashme