Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Serbia duhet të heqë dorë nga dhuna

Prishtinë | 26 Sht 2023 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock, ka thënë se Serbia duhet të heqë dorë nga dhuna.

Reagimi i kryediplomates gjermane, vjen pas sulmit terrorist të së dieles mbi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.

Ajo tha se në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që palët do të bëjnë për të de-përshkallëzuar situatën, ka shkruar ajo në Twitter.

“Pas sulmit mbi policinë e Kosovës, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe”, tha Baerbock.

Të ngjashme