Ministrja Gërvalla takon Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Monakos

Prishtinë | 25 Jan 2024 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Bashkëpunimi në politikën e jashtme, thellimi i bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe mbështetja në anëtarësimin e Kosovës në organizata të tjera ndërkombëtare ishin temat  qendrore të takimit të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Principatës së Monakos, z. Fabrice Notari.

Gjatë takimit biseda u fokusua në aktualitetin politik dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon, procesin e anëtarësimit të Kosovës në​ Këshillin e Evropës, marrjen e statusit të anëtarit të përhershëm në Organizatën e Frankofonise dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

Ministrja Gërvalla shprehu falënderimin e saj ndaj Principatës së Monakos për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në fusha të ndryshme, e sidomos në fushën e telekomunikimit si dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Të ngjashme