Ministrja Haradinaj – Stublla jep pëlqimin për nënshkrimin e marrëveshjes me EUROPOL-in

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Në pajtim me autorizimet ligjore, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Meliza Haradinaj – Stublla, i ka dhënë pëlqimin Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe EUROPOL-it.

Ministrja Haradinaj – Stublla tha se nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje është një hap i shumëpritur dhe tejet i rëndësishëm për formalizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e luftës kundër krimit ndërkufitar.

“Bazuar në këtë marrëveshje pune, Kosova do të krijojë një zyrë qendrore për bashkëpunim me EUROPOL-in, do të fitojë qasjen në kanalin e komunikimit direkt të kësaj Agjencie Evropiane, dhe do të ketë mundësinë e shkëmbimit të oficerëve ndërlidhës”, bëri të ditur kryediplomatja e Kosovës.

Me këtë marrëveshje, sipas Ministres së Jashtme, Kosova do të ketë edhe një formë të re dhe më aktive të bashkëpunimit me të gjitha vendet e Bashkimi Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme