Miratohen dy udhërrëfyes për shëndetin e nënës dhe fëmijës

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 09:34 | Nga Besjana Barjami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, miratoi dy udhërrëfyesit e parë klinikë për shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Ismaili udhërrëfyesit u ka dorëzuar drejtuesve të Klinikë Gjinekologjike Obstetrike. Ai tha se nevoja për protokolle  klinike mjekësore, është njëra nga çështje prioritare në shëndetësi, andaj ministria ka përcaktuar bazën ligjore për të  zhvilluar këto protokolle, raporton Ekonomia Online.

“Këto protokolle po dorëzohen sot në mënyrë që të jenë në shërbimi të pacientëve që shënimet të jetë më kualitative”.

Ministri Ismaili, mes tjerash tha se përmes këtyre protokolleve po bëhet punë e mirë në drejtim të përmirësimit të shëndetit të  nënës dhe fëmijëve.  

Sipas tij, ky është vetëm hapi i parë  dhe jo i fundit në këtë drejtim, duke shtuar se përmes  protokolleve klinike do të ngritët cilësia në shëndetësi.

Ai premtoj përkrahje të vazhdueshme për profesionistët shëndetësorë me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore.

Në anën tjetër, profesoresha Sueda Hoxha, tha se është lajm mirë se protokollet mjekësore janë mundësi e mirë për të shtuar cilësinë.

Sipas saj, janë tre protokolle, e para ka të bënë me skriningun e kancerit të qafës së mitrës, ku përmes tyre do të mundësohet që kjo të diagnostikohet sa më herët tek gratë dhe nënat tona, të cilat në shumë raste lajmërohen në stade të larta.

Me rëndësi të veçantë është edhe protokolli për hemorragji pas lindjes, e poashtu edhe  protokolli mjekësore për hipertension tek gratë shtatzëna.

Të ngjashme