Miratohet Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, abstenon Lista Serbe

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 12:09 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural ka miratuar Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online.

Me kërkesë të kryetarit të komisionit Daut Haradinaj, është miratuar Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Ky projektligj u miratua me votat pro të gjithë anëtarëve, ndërsa abstenoi vetëm deputeti i Listës Serbe, Srdjan Mitroviq.

Deputetët u pajtuan që të gjithë të jenë pjesë e komisionit për harmonizimin e ligjit, derisa deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se duhet të miratohet sa më parë ky ligj në mënyrë që të mos mbetet peng ndërhyrja në kullat e familjes Jashari.

Më 7 maj në këtë komision Idriz Blakaj, Drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës kishte thënë se vetëm pas miratimit të Ligjit për Komplekset Memoriale do të mund të ndërhyhet në Kullën e Jasharajve.

Ai tha se për konservim të kullës nevojiten 6 milionë euro dhe nuk mjaftojnë 100 mijë euro të ndara vite më parë.

Të ngjashme