Miratohet Projektligji për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 10:53 | Nga

Në vazhdimin e seancës plenare Kuvendi i Kosovës pa pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës ka miratuar Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike.

Me këtë ngarkohet komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin kohor të Rregullores së Kuvendit të shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia dërgojnë ligjin me propozime.

Po ashtu Kuvendi ka miratuar shqyrtimin e parë të Projektligjit për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Kosovë, si dhe shqyrtimin e dytë të Projektligjit për performancën energjetike në ndërtesa.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme