Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar Projektligjin për pijet e forta Alkoolike, raporton Ekonomia Online.
Zëvendësministri i Bujqësisë Mevludin Krasniqi tha se ky projektligj ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit.
“Ky projektligj synon të rregulloj çështjet si importimi, eksportimi, tregtimi i pijeve alkoolike. Deri më tani nuk ka pas ligj të veçantë që e ka rregull këtë çështje”.
“Ky projektligj është i arsyeshëm dhe i qëndrueshëm dhe ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve”.
?DREJTPËRDREJT – Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj
Posted by EkonomiaOnline on Monday, December 24, 2018