Ekonomia Online
FUNDIT

Miratohet Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj

Miratohet Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj

“Miratohet Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, i mundësohet qytetarëve të Luginës të bëhen pronarë të paluajtshmërive në Republikën e Kosovës” Kuvendi i Kosovës, me 65 vota për, ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj. Kështu siç njofton Ministria e Drejtësisë iu mundësohet qytetarëve […]

“Miratohet Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, i mundësohet qytetarëve të Luginës të bëhen pronarë të paluajtshmërive në Republikën e Kosovës”

Kuvendi i Kosovës, me 65 vota për, ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj.

Kështu siç njofton Ministria e Drejtësisë iu mundësohet qytetarëve të Luginës së Preshevës të bëhen pronarë të paluajtshmërive në Kosovë.

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu ka thënë se me këtë qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullarë të të drejtave pronësore në Kosovë, sipas kushteve të përcaktuara në ligjin bazik, njëjtë sikurse qytetarët e Kosovës, pa pasur nevojë të verifikojnë apo përcaktojnë reciprocitetin me shtetin shtetësinë e të cilin e kanë.

Tutje, Haxhiu ka shtuar se me këtë projektligj do të lehtësohen procedurat për qytetarët nga Lugina (persona fizik dhe juridik), për fitimin e të drejtës pronësore në Kosovë.

Të ngjashme