Miratohet strategjia kombëtare për menaxhimin e qenve endacak

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 12:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë së në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është votuar draft strategjia kombëtare për menaxhimin e qenve endacak me ose pa pronar për periudhën kohore 2022-2028, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për medie ka treguar se MAPL me rekomandim të kryeministrit, Albin Kurti ka marr obligim hartimin e strategjisë kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar.

“Është votuar draft strategjia kombëtare për menaxhimin e qenve endacak me ose pa pronar për periudhën kohore për vitin 2022 dhe 2028. MAPL me rekomandim të kryeministrit Kurti ka marr obligim hartimin e strategjisë kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, strategjia përcakton masa dhe veprime të menjëhershme që duhet të ndërmarrin komunat dhe institucionet relevante për një periudhë kohore afatgjate, 22-28.

“Situata e mirëqenies së kafshëve dhe kontrollit të popullsisë së qenve me dhe pa pronar në Kosovë është në gjendje jo të mirë. Numri i madh i qenve endacak tregon se është e nevojshme të krijohet një sistem i qëndrueshëm për menaxhimin e tyre”, ka thënë Krasniqi. 

Të ngjashme