Mitrovica e Veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Prishtinë | 22 Gus 2023 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Mitrovicës së Veriut është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës me votim unanim.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ndryshe, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut më 30 qershor ka votuar për bashkim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Përmes një shkrese drejtuar Asociacionit, kryetari Erden Atiq, kishte kërkuar që komuna që ai e drejton të bëhet pjesë e AKK-së.

“Si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut, ju njoftoj se me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të interesave të përbashkëta komunale, bazuar në nenin 31 dhe 32 të Ligjit për qeverisjen lokale, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, kemi filluar procedurat për anëtarësim të komunës së Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës”, thuhet në shkresë.

Të ngjashme