Mitrovicë, 8000 lëndë të pazgjidhura

Prishtinë | 08 Nën 2016 | 08:00 | Nga

Gjyqësori i integruar nuk do të ndodhë sivjet ndërsa vakumi juridik në veri të vendit më së shumti i ka goditur qytetarët, kanë vlerësuar juristë dhe përfaqësues të Qendrës për Kulturë Demokratike në veri të Mitrovicës, shkruan sot, gazeta Zeri.

Me Marrëveshjen e Brukselit është paraparë që integrimi i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në institucionet e drejtësisë në Kosovë të përfundojë deri në shtatorin e këtij viti, por puna ka ngecur. Sipas Marrëveshjes, në veri të vendit duhet të ketë një gjykatë themelore dhe një prokurori. Gjykata do të ketë dy objekte, një në veri dhe një në jug, si dhe katër degë të gjykatës, në Zubin Potok, Leposaviq, Skenderaj dhe Vushtrri. Kryetari i gjykatës themelore do të jetë serb.

Zhelko Virijeviq, nga Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike në veri të Mitrovicës, i ka thënë “Radio Kontakt Plus” se nuk pret që integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në institucionet e Kosovës të bëhet sivjet. “E dimë se ajo pjesë ka përfunduar, punëtorët janë përzgjedhur, por ajo që nuk dimë është se kur do të ndodhë integrimi. Informatat më të reja lidhur me ‘Trepçën’, si dhe informatat e fundit lidhur me kufirin në mes të Kosovës e Serbisë negativisht kanë ndikuar në procesin e integrimit. Ajo çka ne mund të themi është se integrimi nuk do të ndodhë deri në fund të këtij viti”, ka thënë ai

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme