Mjekët boshnjak tregojnë se cilat barna u rekomandojnë të infektuarve me Coronavirus

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Ende nuk është gjetur një kurë për coronavirusin, por ka lloje të caktuara të barnave që mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave të infeksionit tek ata persona që dërgohen për trajtim në shtëpi, d.m.th. vetizolim.

Zaim Jatic, një mjek i mjekësisë familjare në Qendrën Shëndetësore të Sarajevës, i tha Klix.ba se rastet e buta, asimptomatike dhe rastet e moderuara të rënda të infeksionit me coronavirus trajtohen në shtëpi, dhe se pacientët monitorohen çdo ditë.

“Pacientë të tillë duhet të pinë lëngje të mjaftueshme, të marrin doza të larta të vitaminave C dhe D, të ulin temperaturën e tyre me paracetamol dhe fasha të lagështa. Unë gjithashtu i këshilloj ata të hanë supë pule dhe ushqime lehtësisht të tretshme”, tha fillimisht doktori, transmeton Telegrafi.

“Ata duhet të izolohen nga të tjerët. Të vendosin maskë në fytyrë dhe të gjithë anëtarët e familjes të kenë masa shumë të rrepta higjene, d.m.th. të lajnë shpesh duart e tyre dhe të dezinfektojnë sipërfaqet, objektet dhe rrobat. Nëse është e nevojshme, ne gjithashtu i këshillojmë të përdorin probiotikë dhe nifuroxazide për diarre”, shpjegoi Dr. Jatic.

Siç tha ai, vëmendje e veçantë i kushtohet personave që kanë sëmundje të komplikuara dhe janë të prekur me COVID-19.

“Këta janë njerëz me sëmundje kronike, të tilla si sëmundje të sistemit imunitar, sëmundje kardiovaskulare, insuficiencë të mëlçisë dhe veshkave, disa sëmundje neurologjike, diabeti, mbipesha dhe të tjerët. Njerëzit mbi moshën 80 vjeçare janë në rrezik”, tha ndër tjerash ai.

Ndryshe, autoritetet shëndetësore të Bosnje dhe Hercegovinës kanë raportuar 9767 raste gjersa kanë vdekur 280 persona.

Të ngjashme