Mjeku: Keqpërdoruesit e ujit të pijes janë nga vendet rurale, ujisin arat e kopshtet e tyre

Prishtinë | 24 Mar 2023 | 08:26 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka thënë për Ekonomia Online se numri i personave që e keqpërdorin ujin e pijes është i madh.

Mjeku ka thënë se keqpërdoruesit e ujit janë më së shumti në vendet rurale, mirëpo ka edhe në ato urbane.

Ajo ka thënë se të njëjtit ujin e përdorin për të ujitur arat dhe kopshtet e tyre.

“Është një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që tashmë janë vetëdijesuar për rëndësinë e ujit, mirëpo vetëdijesimi gjithmonë shkon nga gjeneratat e reja tek të vjetrat. Është shumë e rëndësishme që gjeneratat e reja, fëmijët tanë të jenë më të interesuar dhe ato mesazhe t’i bartin tek prindërit e tyre, tek të gjeneratat e vjetra dhe ne kemi hasur në një vetëdijesim të fëmijëve se si duhet të kursehet uji, sepse ajo bartet më vonë, mirëpo edhe kemi qytetarë sidomos të zonave rurale, ka edhe në zona urbane që e keqpërdorin ujin e pijshëm në forma të ndryshme, fillimisht për kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, i ujisin arat e tyre, kopshtet e tyre me ujin e pijshëm, dhe si pasojë e saj, mirë themi një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve, që jetojnë mbi kuotat e rezervuarve, gjatë verës po kanë mungesë të ujit. Pra është arsyeja e vetme keqpërdorimi apo vjedhja e ujit në forma të ndryshme, e cila do të ndëshkohet sipas kodit penal të Republikës së Kosovës”, tha Mjeku për EO.

Ajo tregoi edhe për aktivitetet që janë shënuar për Ditën Botërore të Ujit më datë 22 mars.

“Po dje ishte dita botërore e ujit, e cila ditë është gjithmonë më 22 mars, dhe për herë për të parë është shënuar më 22 mars 1993. Kjo ditë është shënuar me aktivitete nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, por aktivitetet tona janë puna, sepse ne kemi punuar më shumë atë ditë se ditëve tjera. Të gjitha ekipet kanë qenë në terren që të merren me rehabilitimin e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit, por në të njëjtën kohë kemi pasur edhe vizita të shumta nga shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, të Republikës së Kosovës. Kemi pasur shumë mësimdhënës dhe nxënës të cilët ishin shumë të interesuar të dijnë më shumë për rëndësinë e ujit, për vlerën e ujit, se sa i çmuar është uji dhe për të gjitha proceset teknologjike të trajtimit të ujit dhe në të njëjtën kohë ka qenë një ditë e zakonshme për ne por me shumë punë. Pra, festa jonë ka qenë puna”, tha Mjeku.

Ndërkaq, për njoftimin e shkruar në letër para disa ditësh ajo pati një shembull interesant.

“Po ideatore e këtij njoftimi kam qenë unë, duke e bartë një bukurshkrim dhe drejtshkrim që nga shkolla fillore para 35 ose 36 viteve, kështu që mendova të bëjë diçka një ndërlidhje, një ndërthurje të së shkuarës me të tashmen, të bëjë diçka organike, diçka që nuk është hormonale, sepse gjithçka që po hamë sot, po pimë edhe shoqëria nuk është bio, nuk është organike, kështu që mendova që organikën ta lidhi me të kërkojë diçka me zhvillimin e teknologjisë me një laps e kimik, në një letër të thjeshtë në të cilën mbaj shënime gjatë ditës për punën që e bëj dhe kjo në fillim ndoshta nuk u mirëprit aq mirë, mirëpo më vonë filloi të marrë hov të madh dhe ç’ishtë më e rëndësishmja, kishte vlerësime të larta nga ekspertë të marketingut dhe ekspertë të fushave të ndryshme sidomos atyre me marrëdhënie me publikun”, tha Mjeku.

Të ngjashme