MKRS-ja e UP-ja bëhen bashkë për memorializimin e fëmijëve të vrarë në luftë

Prishtinë | 16 Mar 2023 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për ndërtimin e memorialit për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit, fillimisht do të hartohet dokument narrativ mbi këtë monument dhe pas kësaj do të bëhet shpallja e konkursit ndërkombëtar për projektin e memorialit të fëmijëve. Ky proces me ndjeshmëri të lartë kërkon një analizë të thellë, që rezultati të jetë dinjitoz dhe proporcional me qëllimin.

“Memoriali është vendim i Qeverisë së Kosovës, përmes të cilit do të nderohet dhe lartësohet kujtimi për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës”, thuhet ndër të tjera.

Të ngjashme