Mogherini: Kërkojmë “qartësi” të plotë për rastin e Khashoggit

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka thënë se po përcjell nga afër rezultatin e hetimeve mbi vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggit”.

Në një deklaratë me shkrim në lidhje me çështjen, Mogherini rithekson kërkesën e BE-së për një hetim të “besueshëm dhe transparent” për zbardhjen e vrasjes së Khashoggit, transmeton Klan Kosova.

Ajo tha se kanë ndjekur deklaratat e zyrtarëve sauditë më 15 nëntor në lidhje me hetimin. “Duhet të zbardhen të gjitha detajet në lidhje me këtë vrasje të tmerrshme dhe të dënohen shkaktarët”, tha Mogherini.

Mogherini thotë se fillimi i procesit ligjor është një hap i rëndësishëm duke shtuar se BE-ja është kundër dënimit me vdekje.

“Së bashku me partnerët ndërkombëtarë do të ndjekim nga afër rezultatin e hetimeve mbi vrasjen e Khashoggit”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme