Ekonomia Online
FUNDIT

Mohuesi i Masakrës së Srebrenicës në pullën postare të Turqisë, nxiten reagime të ashpëra

Mohuesi i Masakrës së Srebrenicës në pullën postare të Turqisë, nxiten reagime të ashpëra

Nënkryetari i Stambollit Mustafa Yeneroglu ka reaguar pasi Posta Turke  ka printuar në njërën nga pullat postare portretin e Millorad Dodikut mohuesit të Masakres së Srebrenicës, raporton Gazeta Express. Yeneroglu ka kërkuar nga Posta Turke që të kërkojë falje për këtë gabim dhe ta përmirësojë atë. “Ftoj zyrtarët e Postës Turke që të kërkojnë falje […]

Nënkryetari i Stambollit Mustafa Yeneroglu ka reaguar pasi Posta Turke  ka printuar në njërën nga pullat postare portretin e Millorad Dodikut mohuesit të Masakres së Srebrenicës, raporton Gazeta Express.

Yeneroglu ka kërkuar nga Posta Turke që të kërkojë falje për këtë gabim dhe ta përmirësojë atë.

“Ftoj zyrtarët e Postës Turke që të kërkojnë falje ndaj vëllezërve tanë boshnjakë  të cilët kanë bërë gabim duke printuar portretin e Milorad Dodikut presidentin e Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës i cili mohon Masakrën e Srebrenicës, në një pullë postare përkujtimore dhe ta përmirësojnë këtë gabim”, ka shkruar ai.

Të ngjashme