Molliqaj: Përgjegjësia bie krejtësisht mbi burgun për vdekjen e Astritit

Prishtinë | 06 Nën 2016 | 13:49 | Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj , në konferencën që po mbahet për vdekjen e aktivistit Astri Dehaja ka thënë se gjithçka që ndodh në burg është përgjegjëse insitucuioni i cili mbikëqyrë të burgosurin gjatë gjithë kohës.

“Meqenëse kam qenë në burg për ata që s’kanë qenë në burg asnjëherë ju tregoj se në burg nuk ka liri, vetëm mendjen e ke të lirë, veprimet tjera janë nën kontoll, kur zgjohesh, shtrati ku flenë, kur ushqehesh kur ke vizitë te mjeku e merr tableta e medikamente të gjitha janë të kontrolluara”ka thëne Molliqaj

“Pra gjithçka është në dorën e institucionit, në këtë kuptim kjo është në dorë të institucionit”

Molliqaj ka thënë se tri institucionet si: policia, shërbimi korrektues dhe prokuroria mbrëmë kanë ndalur me deklarata të ndryshme, raporton Gazeta Express.

“Deklaratat e djeshme të ngutshme vetëm se e kanë bërë më të rëndë për të gjithë ne situatën. Sikurse me 26 shtator policia mbajti konferencë për prova false,  edhe dje pas dy orëve të vdekjes komandanti i policisë deklaroi se vdiq nga barnat diçka e tillë vërtetohet nga autopsia. Pse kjo nguti?”, ka shtuar Molliqaj.

Astriti nuk ka vdekur në spital ka shkuar i vdekur në spital, ka thënë Molliqaj në konferencë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme