Molliqaj: VV e LDK të ngjashme me qeverisjen e kaluar

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Sipas kryetarit të Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, dështimi i arritjes së marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje tregon se ato janë të ngjashme me qeverisjen e kaluar.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka renditur tri arsye, pse, sipas tij, VV e LDK duket të mos kenë dallim thelbësor nga qeverisja e kaluar.

Pasditen e së mërkurës, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti deklaroi publikisht se nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në, një ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit.

Ky është postimi i plotë i Molliqajt:

Për më shumë se 2 vite, VV dhe LDK kërkonin – me të drejtë – rrëzimin e qeverisë. Për më shumë se dy vite premtonin që për opozitën e atëhershme krijimi i një qeverie të ndryshimit do të jetë shumë i lehtë ngase ata nuk prishen për pozita e për pushtet.

Por në fakt, VV dhe LDK nuk po duket të kenë asnjë dallim thelbësor nga qeverisja e kaluar:

1. Po dëshmojnë që për ta pozitat janë më të rëndësishme se sa temat konceptuale e qeverisëse. Asnjë mospajtim ta zëmë për arsimin, shëndetësinë, pensionet, ekonominë, etj, por mospajtime të patejkalueshme se kush po merr më shumë pushtet.

2. Po e lëjnë të vazhdojë keqqeverisjen e kaluar duke mos rënë dakord në mes vete. Prap, për pozita e pushtet, po lejojnë që të vazhdojë keqpërdorimi i buxhetit të shtetit nga qeveria në shkuarje.

3. Tash e 3 muaj po e mbajnë Kosovën peng të dëshirës së tyre për pushtet, njësoj siç dikur PDK-ja e mbante vendin të bllokuar për 6 muaj.

Të ngjashme